Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i keq për prefektët, Lleshaj: S’ka pushime në verë


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati sot një takim me prefektët, ku diskutoi me ta mbi konstituimin e organeve të qeverisjes vendore.

Një ndër vendimet që Lleshaj ua komunikoi prefektëve është që këtë vit nuk do të kenë pushime në verë. Vetëm në shtator, prefektët në vend do të kenë mundësi të marrin ndonjë ditë pushimi.

 ” Të gjithë strukturat do të marrin pushimet pas shtatorit sidomos të administratës së bashku dhe prefekturës. Nuk ka hapësirë për heqje nga puna për punonjësit e bashkive duke respektuar statusin e nënpunësit civil. Prefektët kane një rol kyç përsa i përket konstituimeve në lidhje me bashkite por ligji parashikon disa. Prefektët të intesifikojnë kontrollet për shërbimet për qytetarët, si ndaj administratës së bashkive, por edhe degëve të pushtetit qendror.”, tha Lleshaj.

Në kushtet kur përfaqësuesit e opozitës që ndodhen në krye të bashkive, kanë deklaruar se nuk do e lirojnë postin për t’u zëvendësuar nga kandidatët e PS-së që dolën pas votimeve të 30 qershorit, Lleshaj thotë: “Zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt, të gjithë jemi të përkohshëm dhe kohën na e përcakton ligji dhe në rastin e të zgjedhurve vendorë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Nëse ne të tjerët rrimë në bazë të ligjeve dhe akteve, në rastin që flasim e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë. Mandati është 4 vite i dhënë nga Kushtetuta, ndërkohë që në 30 Qershor kanë ndodhur zgjedhje të certifikuara nga të gjitha. Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë”, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *