Një shpërthim ka dëmtuar dyshemenë në një konvikt në Universitetin e Nevadës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar tre persona.
Shpërthimi thuhet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.
Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, të cili autoritetet e konsideruan “aksident të shërbimeve”.
“RT” shkruan se ekipet e emergjencës po kërkojnë ende nën rrënoja për të tjerë persona. Shpërthimi ndodhi në ndërtesën e Sallës Argenta.
Kati përdhesë i ndërtesës është mbushur me metale të përdredhura dhe rrënoja. Dritaret janë hedhur në erë, siç tregohet edhe në videot nga vendngjarja.
Universiteti ka anuluar pjesën e mbetur të orëve të mësimit, në kampusin kryesor.
#breaking Explosion Argenta Hall at the University of Nevada, Reno
Video:https://t.co/gKnkRD83yP pic.twitter.com/5y8wQs8Nr9— Landon Miller (@Landon__Miller) July 5, 2019
Ndërtesat përreth thuhet se janë evakuuar si një masë paraprake. Sipas një raporti në “Twitter”, ka shpërthyer një bojler që shkaktoi rrëzimin e një ashensori, duke konkluduar më pas në një zjarr.
Pas alarmit të zjarrit, është kërkuar evakuuimi i konviktit.
Një student tha për mediat lokale se ndjeu erë gaz ndërsa dilte nga ndërtesa.
There has been some kind of explosion at Nye Hall on the UNR campus. First repsonders are on the scene. I will update when I know more. pic.twitter.com/mlhW930Nuh
— Paul Boger (@Paul_Boger) July 5, 2019