Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdojnë sulmet në spitale, në Gaza nuk ka më asnjë vend të sigurt


Një shkollë dhe spitale ku civilët po përpiqeshin t’i shpëtonin bombardimeve të pamëshirshme izraelite në Rripin verior të Gazës, në fakt është bërë burim sulmesh.

Në të njëjtën kohë, ditën e djeshme, autoritetet izraelite reduktuan numrin e viktimave të sulmit të befasishëm në territorin izraelit të kryer nga lëvizja islamike palestineze më 7 tetor, në rreth 1200 të vdekur.

Si hakmarrje për këtë sulm, Izraeli nisi një luftë për të “shkatërruar” Hamasin, i cili është në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007 dhe po godet pamëshirshëm enklavën e vogël palestineze, e cila është zhytur në një situatë katastrofike humanitare.

Hamasi tha se të paktën 13 njerëz u vranë në një sulm në kompleksin spitalor Shifa në qytetin e Gazës, ku sistemi shëndetësor është në kolaps, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Të gjitha spitalet në qytetin e Gazës ishin në shënjestër” nga ushtria izraelite, tha mjeku për AFP.

Ushtria izraelite, e cila nuk dha asnjë koment tha se një njësi ushtarake kishte filluar një operacion në shkallë të gjerë shumë pranë spitalit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se gjysma e 36 spitaleve në enklavën palestineze tani nuk funksionojnë deh se “më shumë se 250 sulme” janë regjistruar në sektorin shëndetësor në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës.