Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina pengoi forcat ruse të hyjnë në Evropë – Zelensky


Presidenti i Ukrainës tha të dielën vonë se forcat ukrainase nuk e kanë lejuar ushtrinë ruse të përparojë drejt Evropës.

“Vrasësit rusë nuk janë në gjendje të marshojnë më tej në Evropë, sepse ata po pengohen nga ukrainasit që po luftojnë në flamurin e vendit”, tha Volodymyr Zelensky në një videomesazh.

“Kur e keqja ruse nisi këtë luftë më 24 shkurt 2022, të gjithë ukrainasit u ngritën për të mbrojtur vendin e tyre. Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, të gjithë”, shtoi ai.

Zelensky tha se ushtria ruse ka vazhduar sulmet e saj ajrore në Ukrainë, por “ne do rrisim më tej fuqinë tonë të zjarrit dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mjete të tjera të shkatërrimit të aviacionit rus sjellin paqen më afër. U jam mirënjohës të gjithëve në botë që na ndihmojnë me këtë. Ukraina do ketë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, ne po punojmë shumë për këtë.”

Në mesazhin e tij video, ai hodhi poshtë gjithashtu thirrjen e Papa Françeskut që Ukraina të hyjë në bisedimet e paqes me Rusinë.

“Ka pasur shumë mure të bardha shtëpish dhe kishash në Ukrainë, por tani ato janë djegur dhe dëmtuar nga predhat ruse. Kjo flet shumë se kush duhet të ndalet që lufta të përfundojë”, tha ai.