Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni amerikan bëhet objekt i talljeve në rrjet, duket sikur lëshoi gazra live në televizion (VIDEO)


Një kongresmen nga Kalifornia u bërë objekt i shakave në rrjet, për shkak se gjatë një transmetimi live në televizion, u duk sikur lëshoi një zhurmë të ngjashme me çlirimin e gazrave.

Eric Swalwell po fliste live për MSNBC , lidhur me procedurat e fajësimit kundër Presidentit amerikan, Donald Trump. Por befas u duk sikur ai për një çast ndaloi të çlirohej nga gazrat.

“Chris, deri tani provat janë të pakundërshtueshme që presidenti përdori dollarët e taksapaguesit për t’i kërkuar ukrainasve, që ta ndihmonin atë të mashtronte…” – thotë Swalwell i cili bën një pauzë dhe pasi zhurma dëgjohet qartë ai vazhdon: “…në zgjedhje”.

Por demokrati 39-vjeçar, e mohoi që kjo të kishte ndodhur.

“Nuk isha unë! Ha. Dhe unë nuk dëgjova gjë kur flisja. “– tha ai për një reporter të BuzzFeed. Edhe faqja zyrtare e programit tha se bëhej fjalë për një gabim teknik por rrjeti nuk po e beson këtë shpjegim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *