Vendosni fjalën kyçe....

Meta përkujton Nënë Terezën: Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e saj


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përkujtuar sot shenjtoren shqiptare Nënë Terezën në ditën e lindjes së saj.

Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëhet Nënë Terezës është të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të saj.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Sot, në ditën e lindjes së Shenjtores shqiptare dhe të gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, simbolit më frymëzues të humanizmit, solidaritetit dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që ka nevojë, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim dhe të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të veprës së saj.

Ashtu siç na porosit: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi’.”– shkruan Meta.