Vendosni fjalën kyçe....

Furnizonin me drogë baret e natës, shkatërrohet banda në Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë


Shkatërrohet një bandë transportuesish droge  që furnizonin  baret në Mykonos me drogë. Arrestohen gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia.

Një “qendër biznesi” të tërë kishte ngritur në një shtëpi me qira në Mykonos të Greqisë një bandë  prej gjashtë të rinjsh  nga Shqipëria dhe Sllovenia, ku fshihnin tërë  llojet e drogërave të forta me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit.

Megjithatë, përmes një qeni nuhatës i trajnuar për detektor të narkotikëve në port u dha fund planeve të tyre, kur gjatë kontrollit të një 22 vjeçari shqiptar  kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës.

Nga kontrolli  në valixhen e tij u zbuluan  dy pako njëra me   57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

22 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan  dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe  dy pako të tjera me  methamphetamine (MDMA) me peshë  47.01 gram , si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me  kokainë me peshë  14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë  të panjohur të cilat u dërguan për analizë,  një rende metalike me mbetje hashashi.

Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe  1,900 euro  të përfituara nga shitja e mallit  të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan  gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht  për posedim, transport dhe trafik droge.