Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e Lezhës solidarizohen me kolegun, në protestë kundër dhunës


Një ditë pas rastit të dhunimit të mjekut Zef Doda, mjekët e spitalit rajonal të Lezhës janë ngritur në protestë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, ndërsa kërkojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e qeverisë.

Pas rasteve të njëpasnjëshme të dhunës ndaj bluzave të bardha, mjekët shprehen se ndihen të pasigurt në vendet e punës së tyre.

“Kohët e fundit kjo dhunë sa vjen e rritet…Qeveria të na ndihmojë, të na mbështesi dhe të vlerësojë punën tonë që ne ta bëjmë siç duhet”, tha një prej mjekëve.

Zef Doda i cili punon si mjek dermatolog në spitalin e Lezhës u godit ditën e djeshme me mjete të forta dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Dyshohet se mjeku është goditur nga i afërmi i një pacienti, i cili është vetëdorëzuar në polici.

24 vjeçar nga Mirdita i identifikuar si Eduard Lleshi, ka thënë se e qëlloi me grushte pasi mjeku ishte në gjendje të dehur dhe nuk po i shërbente.

Pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Ai do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë, për shkak të këtyre dëmtimeve të rënda në fytyrë.

Në vazhdim pritet që mjekët të vendosin nëse do të jetë e nevojshme që Doda t’i nënshtrohet një operacioni apo jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *