Vendosni fjalën kyçe....

Meta letër Kuvendit: 30 qershori fiktiv, veprimtaria e parlamentit e orientuar verbërisht politikisht


Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje PS-së lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një letër drejtuar kreut të Komisionit të Ligjeve, Meta thekson se anulimi i zgjedhjeve është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe se duhet zbatuar nga të gjitha institucionet pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Në letrën e Kreut të Shtetit theksohet se vendimi i marrë prej tij ndëpreu njëë proces zgjedhor fiktiv, të transformuar në një proces votimi pa garë e pa alternativa.

Më tej Meta thekson se veprimet e Kuvendit që kërkojnë të rrëzojnë vendimin e tij pa argumente kushtetuese, janë të orintuara verbërisht politikisht.

Një proces që nuk i shërben zgjidhjes së krizës së thellë ku ndodhet vendi por e rëndon më shumë atë.

Në fund presidenti u bën thirrje palëve politike që të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës së thellë, në shërbim të interesave të vendit.