Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kreun e PD-së, Kadilli: Vetëm unë dhe Basha nuk po garojmë për të qenë “Numri Dy”


Fatbardh Kadilli, ka mbajtur mesditën e sotme një konferencë për mediet, ku ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij për drejtimin e PArtisë Demokratike.

“Përveç meje dhe zotit Basha, të tjetër mund të luajnë për numrin 2. Zoti Basha nuk besoj se do të jetë numër 2 dhe unë nuk luaj për numër 2. Unë e kam thënë që nuk do pranoj asnjë lloj funksioni ekzekutiv në parti, nëqoftëse unë nuk i besoj atij që drejton sot dhe nuk vlerësoj asnjë nga kandidatët e tjerë e nuk mund të bashkëpunoj si ekzekutiv. Në jetën politike unë do të jem gjithmonë. Por për numër dysh nuk garoj unë e nuk garon zoti Basha, të tjerët nuk e di.”– deklaroi Kadilli.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet e partisë më 13 qershor: “E përsëris që në 13 do të fitoj se nuk e them për të spinuar por sepse e besoj. Dhe nga të tre kandidatët e tjerë nuk zgjedh askënd sepse nuk kanë asnjë propozim të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *