Vendosni fjalën kyçe....

Unioni i Gazetarëve reagon pas urdhrit të Prokurorisë: Ky është kërcënim


Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ndalon mediat të publikojnë materiale hetimore që i përkasin dosjes 339.

Aleksandër Çipa, i cili është kreu i këtij unioni e refuzon këtë urdhër për të cilin shprehet se “tradhëton edhe inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë”.

Sipas Çipës ky urdhër është një kërcënim karshi gazetarëve, të cilët nuk duhet të ndalen por të stimulohen më shumë nga kjo.

“Urdhëri i Prokurorisë e cënon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar! Në emër të Unionit të gazetarëve e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedentë që në vetvete e tradhëton inteligjencen juridike të vetë Prokurorisë! Organi i Prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrsesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të që kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik! Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë masivisht me përgjimet e marra nga organi i Prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këto lloj vendimi urdhëri i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve!

Ky urdhër është një kërcënim por besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalohen por do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit!

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca! Në vitin 1997 kur u ngrit organi i censurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarqve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të Koha Jonë! Është vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim urdhërin e Prokurorisë së së Krimve të Rënda”, thuhet në njoftimin e Unionit të Gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *