Vendosni fjalën kyçe....

Rama elozhe Merkelit përmes gazetës gjermane: Kampionia jonë


Pas audio-përgjimeve të gazetës “Bild”, kryeministri ka zgjedhur një tjetër gazetë gjermane për të përmirësuar “imazhin e prishur”.

E përditshmja gjermane “Die Welt” ka publikuar një intervistë me Ramën, i cili flet me shumë optimizëm për hapjen e negociatave.

Në këtë intervistë madjje merr me të mira dhe kancelaren gjermane Angela Merkel të cilën e quan kampione.

I pyetur se si do ta karakterizonte marrëdhënien dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, Rama u përgjigj: “Shumë të mirë. Gjermania është Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjërmania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet.”

Duket se intervista e Ramës për median gjermane është bërë përpara publikimit të audiopërgjimeve , por jorastësisht është publikuar sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *