Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënon sërish Kinën: Mund t’i vë 300 miliardë dollarë tarifa shtesë


Presidenti i SHBA-së, Trump, ka paralajmëruar Pekinin se mund të vendosë tarifa shtesë ndaj mallrave kineze me 300 miliardë dollarë të tjera nëse është e nevojshme, por shtoi se ende shpreson për një marrëveshje.

“Në bisedimet tona me Kinën po ndodhin shumë gjëra interesante. Ne do të shohim se çfarë ndodh. Unë mund të shtoj të paktën 300 miliardë dollarë dhe do ta bëj atë në kohën e duhur,” u tha Trump gazetarëve të enjten, siç citohet nga Reuters

Presidenti nuk dha hollësira se cilat mallra mund të vihen në shënjestër nga rritjet.

Megjithatë, Trump thotë se ai mendon se Kina dhe një vend tjetër i përfshirë në një përplasje tregtare me Uashingtonin, Meksika, dëshiron të bëjnë një marrëveshje. Më parë, Trump kërcënoi të vendoste një tarifë prej pesë për qind në të gjitha mallrat meksikane duke filluar javën e ardhshme.

“Unë mendoj se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe mendoj se Meksika dëshiron të bëjë një marrëveshje,” tha ai përpara se të hipte në Air Force One në rrugën e tij për në Francë për përkujtimet e D-Day.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *