Vendosni fjalën kyçe....

“Policia gjermane duhet të ruajë çdo ditë sinagogat dhe shkollat hebreje” – Merkel


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur kundër antisemitizmit në Gjermani dhe ka thënë se policia duhet të ruajë çdo sinagogë, shkollë hebreje dhe qendra ditore në vendin e saj.

“Ne kemi pasur gjithmonë një numër të caktuar të antisemitëve mes nesh,” tha Merkel për Christiane Amanpour të CNN në një intervistë të transmetuar të martën.

“Për fat të keq, kemi ardhur në këtë ditë ku çdo sinagogë, qendër për fëmijët e hebrenjve, shkollat për fëmijët hebrenj, duhet të ruhen çdo ditë nga policët gjermanë.” – shtoi ajo.

Merkel theksoi nevojën për të mësuar nga e kaluara e trazuar e vendit të saj.

“Ne duhet t’u tregojmë të rinjve tanë se çfarë historie na ka sjellë ne dhe të tjerëve. Pse jemi për demokracinë dhe pse qëndrojmë kundër jotolerancës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *