Vendosni fjalën kyçe....

Shembet soleta e banesës në Qerret, ndërron jetë një person


Një person ka humbur jetën pas shembjes së soletës së një shtëpie në Qerret të Kavajës.

Pronari i banesës ku po kryheshin punime Shaban Shehu, 55-vjeç dhe punëtori, 27-vjeçari Bert Rrushi, janë zënë poshtë.

Forcat zjarrfikëse e policia shkuan në  vendngjarje duke nxjerrë ty personat nga rrënojat, por pronari i banesës Shehu humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa Rroshi u dërgua në spital, ku gjendja e tij nuk  dihet ende.