Vendosni fjalën kyçe....

“Largimi i Ramës i panegociueshëm” – Basha shpalos në Fier programin qeverisës të PD-së


Kreu i Partisë Demokratike, ka shpalosur para fierakëve programin qeverisës të Partisë Demokratike. Ai tha se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm dhe se zgjedhje me të nuk mund të ketë kurrë. Ai theksoi se qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë çelësi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe t’i hapim rrugë Shqipërisë europiane.

Uragani popullor ka nisur. E patë në Elbasan, e kemi parë në të gjitha protestat në Tiranë.  Edi Rama u tha shqiptarëve se negociatat janë hapur duke i masthuar shqiptarët. Grabiti shqiptarët dhe i dhunoi ata me policinë politike dhe drejtësinë e kapur. Nuk na hapen negociatata në BE pa zgjedhje të lira, me shitblerje votash. Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian.” – tha Basha.

Basha theksoi se Partia Demokratike do i japë fund njëherë e mirë qeverisjes kriminale të vendit dhe prezantoi programin politik dhe ekonomik të opozitës për vendin.

“Bashkëpunon me krimin e organizuar, me oligarkët, me trafikantët për grabitjen, dhunimin, përzënien e shqiptarëve. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre. Një njeri i vetëm nuk mund ta marrë peng vendin. Parlamenti nuk i përfaqëson shqiptarët. Ne do bëjmë që parlamenti të jetë i varur nga populli. Presidenti do zgjidhet nga populli me kompetenca të plota kushtetuese. Premtojmë drejtësi të pavarur. Referendum popullor e qytetarëve në nivel vendor e kombëtar. Do i dekriminalizojmë njëherë e mirë zgjedhjet dhe do bëjmë të mundur që asnjë parti të mos merret peng nga trafikantët dhe krimi i organizuar. Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *