Vendosni fjalën kyçe....

27-vjeçares i shpërthen makina në flakë në mes të rrugës (FOTO)


Shpërthen në flakë një makinë në lëvizje tek Ura e Dajlanit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku makina me targa AA 144 RN e drejtuar nga një 27-vjeçare, është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht drejtuesja me inicialet E.T,  ka arritur të dalë në kohë nga mjeti pa pësuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *