Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla tregon aftësitë në anglisht dhe ka dyshime të forta: Pse transmetohet protesta nga kanali rus?


Taulant Balla ka treguar aftësitë e tij në anglisht, teksa i është kthyer sërish pistës ruse, në një kohë kur qytetarët dhe opozita e bashkuar protestojnë para kryeministrisë.

Në një postim në faqen e tij në “Twitter”, Balla shkruan se fakti që kanali rus, Russia Today transmeton protestën e opozitës së bashkuar është interesant duke nënkuptuar se kjo ndodh sa herë që politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi.

“A e di ndokush pse Rusia Today i duken kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri, RT ka transmetim të drejtpërdrejtë nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër Reformës së Drejtësisë të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.”

Duhet thënë se protesta e opozitës është transmetuar nga një pjesë mediash ndërkombëtare si Washington Post, Zëri i Amerikës, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *