Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit rrethojnë parlamentin, policia përgjigjet me gaz lotsjellës


Pas largimit nga kryeministria, protestuesit kanë marshuar drejt Parlamentit ku kanë hedhur bomba Molotov si dhe fishekzjarre.

Policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës që ka krijuar një re të madhe tymi në një perimetër të gjerë duke i detyruar protestuesit që të shpërndahen.

Gazi lotsjellë ka sjellë probleme edhe te një pjesë qytetarësh që kanë kaluar në rrugën Xhorxh Bush në kohën e hedhjes së gazit.

Qindra qytetarët vijojnë të qëndrojnë para godinës së parlamentit ndërkohë pas hedhjes së gazit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *