Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu gazetarët e “Reuters” në Myanmar


Lirohen nga burgu dy gazetarë të “Reuters” të cilët mbaheshin të burgosur në Myanmar, për shkak të raportimit të tyre mbi krizën në Rohingya.

Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan pas një amnistie presidenciale. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të Yangon.

Ata ishin dënuar sipas “Aktit Zgjedhor Zyrtar” me shtatë vjet burg shtatorin e kaluar. Por burgimi i tyre, shihej si një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ngriti pikëpyetje të mëdha mbi demokracinë e Myanmarit.

Pasi doli nga burgu, Wa Lone tha për BBC-në se ai kurrë nuk do të ndalonte së qenuri gazetar.  “Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar kur shoh familjen time dhe kolegët e mi. Mezi pres që të shkoj në redaksinë time”, vazhdoi më tej ai.

Të dy gazetarët kanë familje me fëmijë të vegjël. Gruaja e Wa Lone, Pan Ei Mon, zbuloi se ishte shtatzënë vetëm pas arrestimit të burrit të saj. Ai e ka parë vajzën e tij vetëm pak herë në vizitat në burg.

Gazetarët u liruan së bashku me mijëra të burgosur të tjerë, si pjesë e amnistive masive që jepen çdo vit të ri.

Dy gazetarët kishin mbledhur prova për vrasjen e 10 burrave nga ushtria në një fshat në Rakhinën e veriut, në shtator 2017.

Ata u arrestuan para publikimit të raportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *