Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthime e zjarr i madh në Kidderminster, Angli (VIDEOS)


Shpërthime u dëgjuan dhe një zjarr i madh industrial shpërtheu në një fabrikë në Kidderminster, Angli.  Vendi u mbulua nga tymi i zi e policia këshilloi banorët që të shmangin zonën ndërsa një pjesë e banesave janë evakuuar.

Ekipet e zjarrfikësve u dërguan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Pamjet video treguan atë që dukej se ishte një fabrikë që digjej, me një kolonë tymi që ngrihej mbi lagjet e banuara aty pranë. Skena është përshkruar si ‘kaos i plotë’ nga vendasit.

Policia u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën dhe banorët fillimisht u këshilluan të mbyllnin dritaret e tyre për të mbajtur jashtë tymin e zi mbytës. Disa u evakuuan më vonë ndërsa shërbimet e urgjencës vazhduan të luftonin zjarrin.

Zjarrfikësit thonë se zjarri shpërtheu në një ndërtesë në Park Street. Megjithëse rruga është e mbushur me shtëpi dhe biznese të vogla, një rafineri e madhe metalike është e vendosur në një skaj, dhe duket se është burimi i zjarrit.