Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas burrë e grua në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën 76-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër. Një automjet ka përllaur një motoçikletë me të cilën udhëtonin burrë e grua.

Mësohet se njëri nga të plagosurit ka humbur jetën në spital ndërsa tjetri vijon të jetë në gjendje të rëndë.

76-vjeçari me iniciale N.Gj., i cili drejtonte motoçikletën ka humbur jetën në spital ndërsa drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari me iniciale A.H., është shoqëruar në polici.

Aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ndërsa po hetohet për zbardhjen e aksidentit të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *