Vendosni fjalën kyçe....

Iu kapën 325 kg kokainë në serbatorin e kamionit, 12 vite burg për shoferin nga Maqedonia e Veriut


Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg shtetasin e Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofskin, i cili u arrestua në vitin 2021 në Portin e Durrësit, pasi në kamionin që drejtonte u gjet një sasi prej 324 kilogramësh kokainë.

Ajrovski ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar e kësisoj do bëjë 8 vite burg. Sasia e lartpërmendur e drogës u gjet e fshehur në serbatorin e kamionit më 18 qershor 2021.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo kompanish të ndryshme ndërsa kamioni është në sekuestro nga policia.

Kamioni ishte nisur nga Maqedonia e Veriut dhe kishte si destinacion Napolin, Itali.