Vendosni fjalën kyçe....

“Ëndërr e bërë realitet” – Riberi “var këpucët në gozhdë” pas 12 sezonesh te Bajerni


Një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe jetëgjatë të Bajernit të Mynihut, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Bëhet fjalë për francezin Riberi, i cili pas 12 vjetësh karrierë te bavarezët do tërhiqet nfa futbolli i luajtur. Në reagimin e tij lojtari e cilësoi karrierën e tij në Gjermani si “një ëndërr të realizuar”.

Francezi ka shënuar 123 gola në 422 ndeshje për Bajerni e Mynihut që prej marsit të vitit 2007 kur zbriti në fushë për herë të parë. Riveri ka fituar 8 tituj kampionë me ekipin bavarez si dhe një Ligë Kampionësh në vitin 2013.

36-vjeçari nuk pranoi të rinovonte me klubin ndërsa u shpreh tejet i emocionuar për atë që kishte kaluar në Gjermani.

“Kur erdha te Bajerni ishte një ëndërr e vërtetë dhe nuk do të jetë e lehtë të themm lamtumirë, por ne kurrë nuk duhet ta harrojmë atë që kemi arritur së bashku,” tha Ribery në një deklaratë drejtuar klubit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *