Vendosni fjalën kyçe....

Homazhe për Ditën e Dëshmorëve, Meta mesazh politikës: Vini në plan të parë vendin


 

Me rastin e “5 Majit”, presidenti i vendit, Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara sot te varrezët “Dëshmorët e Kombit” ku nderoi nga afër dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.  Meta gjatë fjalës së tij para kamerave, kërkoi reflektim përmes dialogut politik dhe vendosjen e interesave të vendit në plan të parë.

 “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, sepse është Dita e Dëshmorëve të lirisë, të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në radhë të parë. Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që bënë sakrificat më sublime për t’i rikthyer lirinë dhe pavarësinë vendit, por njëkohësisht edhe për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në atë anë ku për fat të mirë ndodhemi edhe sot.

Pikërisht sot është një ditë nderimi për sakrificat e dëshmorëve, për flijimin e tyre, për ëndrrat e tyre, por është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe që të nderojmë vërtet ashtu siç duhet kujtimin e të gjithë atyre, të cilët kanë bërë sakrificat më të mëdha, më sublime, për të ardhmen e Shqipërisë.”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *