Vendosni fjalën kyçe....

Grerëzat gjigante aziatike shfaqen në SHBA në mes të pandemisë


Pikërisht atëhere kur mendonit se viti 2020 nuk kishte ku të shkonte më keq, një lloj grerëzash vdekjeprurëse janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CNN shkruan se studiuesit kanë vënë re se grerëzat gjigande aziatike janë shfaqur në SHBA, specifikisht në shtetin e Washington-it.

Bletarët kanë raportuar se kanë gjetur grumbuj të bletëve të tyre të ngordhura, me kokat të shqyera.  E mendohet se shkaktaret janë pikërisht këto grerëza gjigande.

Më shumë se dy inç të gjata, këto grerëza kanë thumbat më të mëdhenj në botë që mund t’i vrasin njerëzit  nëse kafshohen disa herë. Të paktën kështu thonë ekspertët në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Hulumtimet i kanë quajtur ato “grerëza vrasëse”.

“Ata janë si një përbindësh karikaturë me një fytyrë të madhe të verdhë-portokalli”– tha Susan Cobey, një rritëse bletësh në departamentin e entomologjisë të Universitetit Shtetëror në Washington.

Një krahasim i madhësisë së grerëzave gjigante aziatike dhe disa insekteve të tjera

Shkencëtarët nuk e dinë ende se si këto grerëza gjigante përfunduan në shtetin Washington.

Seth Truscott thotë se ato ndonjëherë transportohen në ngarkesa ndërkombëtare, në disa raste me qëllim.

Për herë të parë, grerëzat gjigante u panë në shtetin e Ëuashtington-it në dhjetor, dhe shkencëtarët besojnë se filluan të bëhen aktiv përsëri muajin e kaluar, kur mbretëreshat dalin nga letargjia për të ndërtuar foletë dhe formuar koloni.

“Grerëzat janë më shkatërruese në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, kur ato janë në kërkim të burimeve të proteinave për të mbledhur mbretëreshat e vitit të ardhshëm”– tha Truscott. Sipas tij, këto grerëza mund t’i vrasin njerëzit edhe nëse ata nuk janë alergjikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *