Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack ka një thirrje për Veliajn: Si e le Ramën t’ja marrë Teatrin qytetit?


Në një takim me artistët të cilët prej më shumë se një viti protestojnë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack ka bërë një apel për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Më lejoni të bëj një apel për kryetarin e bashkisë së këtij qyteti. Ai është zgjedhur si kryebashkiak për të mbrojtur mirëqenien dhe trashëgiminë kulturore të qytetit dhe qytetarëve. Nuk e kuptoj se si ai mund të lejojë kryeministrin të marrë ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe t’ja heqë përkatësisë së këtij qyteti?!

Unë mendoj se kjo nuk është një çështje partiake, është një çështje e interesit të qytetarëve dhe duhet të gjithë të reagojnë, që te këshilltarët bashkiakë, kryetari i bashkisë dhe qytetarët. “, tha Pack.

Eurodeputetja gjermane e konsideroi vendimin e kryeministrit Edi Rama aspak moral, ndërsa i kërkoi atij ta shohë me një tjetër këndvështrim këtë çështje dhe të kuptojë ndjenjat e qytetarëve.

“Kjo nuk është morale, kjo po thyen çdo normë morale. Janë disa njerëz që duan ta marrin dhe të ndërtojnë disa ndërtesa të larta. Ka njerëz që duan ta ruajnë këtë shtëpi të tyre, sikurse themi ne në Gjermani, kundrejt atyre që duan të përfitojnë. Edhe vetë kryeministri e kupton se kjo po dhunon jetën tuaj, të drejtën tuaj dhe unë i bëj një apel për ta riparë me një tjetër këndvështrim”, tha Pack, e cila theksoi se nuk merr pjesë në këtë takim si anëtare partiake por sepse i pëlqejnë qytetarët dhe ky qytet.

“Unë i bëj një apel politikanit Rama, të kuptojë ndjenjat tuaja, ndjenjat e qytetarëve që e kanë votuar, që të paktën të shohë se qëndrimi përpara Teatrit Kombëtar nënkupton ruajtjen e qytetit dhe shpirtit të këtij qyteti.”, tha Pack.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *