Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 78 numri i të helmuarve në Bulqizë, mjeku: Një pjesë janë fëmijë


Numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë ka shkuar në 78. Sipas drejtorit të spitalit Haziz Jella, të paktën 24 prej të shtruarve në spital janë fëmijë.

Jella thotë se s’mund të flasë për shkakun e helmimit, pasi janë ende në pritje të analizave. Paraprakisht dyshohet se situata mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Shkalla e helmimit, shkon nga e lehtë deri te ajo mesatare. Pacientët janë kryesisht nga lagjja e vjetër e qytetit. Do të duhet të presim përgjigjen e analizave për të përcaktuar shkakun e këtij helmimi”, thotë mjeku.

Rasti i helmimeve masive u publikua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Personat e shtruar në spital kishin të vjella.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *