Vendosni fjalën kyçe....

Ndjekje si në filma, aksidentohen tre makina në Elbasan, 5 të plagosur


Një operacion policie ka përfunduar në një aksident masiv sot në Krastë të Elbasanit. Tre automjete janë përfshirë në aksident, nga i cili 5 persona kanë përfunduar të plagosur në spital.

Mësohet se një automjet ka qenë në ndjekje nga policia, që nga Labinoti dhe kishte ngritur postblloqe të cilave mjeti nuk i ka ndaluar.

Pasi personat që ndodheshin në mjet nuk kanë ndaluar, policia ka qëlluar për t’i shpuar gomat makinës. Këta janë kundërpërgjigjur dhe më pas ka ndodhur dhe përplasja. Incidenti ka ndodhur rreth orës 09:15, pranë një karburanti.

Në aksident është përfshirë gjithashtu dhe një makinë autoshkollë.

Mes të plagosurve është edhe një polic, Eugen Abdurrazaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *