Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi i banorëve në Bulqizë, Çupi: Numri i të prekurve po shkon në 100, prokuroria të nisë hetimet


Pas helmimit të mbi 80 personave në Bulqizë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

Ish-deputetja e kësaj zone, kërkon nga autoritetet të marrin masa pasi sipas saj situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet.

Çupi kërkon nisjen sa më të shpejtë të hetimeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

“Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.
Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.

Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, nderkohe qe ujësjellësi pret përgjigje analizash. Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.
Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e tu thuhet se cfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.
I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.
Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet.”- shkruan Çupi.

Numri i të helmuarve në Bulqizë dyshohet se është rritur në 84. Rasti i helmimeve masive u publikua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Personat e shtruar në spital kishin të vjella. Ende nuk dihet shkaku zyrtar i helmimit masiv, pasi ende pritet përgjigjet e analizave laboratorike, por paraprakisht dyshohet se helmimi vjen nga uji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *