Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takon kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive: Do pastrojmë llumin 20 vjeçar të futbollit shqiptar


Kryebashkiaku i Tiranës duket i pashqetësuar edhe pas publikimit të audios ku dëgjohej duke shantazhuar dhe përdorur një fjalor vulgar ndaj anëtarëve të shoqatës Tirana.

Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet krah kryeavokatit të drejtësisë sportive, Efraim Barak.

Veliaj thotë se Barak do i ndihmonte të pastronin futbollin nga “llumi” i 20 viteve të fundit.

“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak.
Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! 

Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!
FORCA!”-
shkruan Veliaj krahas fotove.

Veliaj pati edhe një deklaratë ku nuk shprehte pendesë për fjalorin e përdorur në takimin e mbrëmjes së kaluar, përkundrazi theksoi se i qëndronte një më një të gjitha atyre që kishte thënë.