Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet axhenda e plotë e samitit të Procesit të Berlinit


Nesër do zhvillohet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit. Samiti do nisë zyrtarisht në orën 11:00 ndërsa në 11 e 30 do mbahet fjala e hapjes ku do flasin kryeministri Rama, kancelari gjerman Scholz si dhe presidentët e Komisionit Evropian e Këshillit të Evropës von der Leyen e Michel.

Në orën 12:00 do mbahet sesioni i parë, ndërsa në orën 14:00 është parashikuar dreka e punës. Në orën 15 e 30 nis sesioni i dytë ndërsa në 16 e 45 është parashikuar përurimi i Kolegjit të Evropës.

Në 17 e 30 do nënshkruhet marrëveshja rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit Profesional ndërsa në 18 e 30 do jetë ceremonia e hapjes së Piramidës. Në 19 e 30 është ceremonia e mbylljes së samitit.

Axhenda

11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”

11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)

H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së

12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Formati: 1+2

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

13:30 – Foto familjare

14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam

Formati: 1+0

15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë

Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit Profesional: Vendi Piramida

17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp

H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Vendi: Piramida

18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës

Video projeksion i Piramidës

Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)

Përvoja e shfaqjes së dritës në VR

Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve

19:30 – Fundi i samitit

Samiti