Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack në mbrojtje të Teatrit Kombëtar: Më tërbon fakti që Komisioni Europian në Shqipëri nuk ndërhyri (VIDEO)


Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack mori pjesë në një takim me artistët që protestojnë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pack tha se qytetarët e Tiranës, duhet të ishin pyetur me anë të një referendumi nëse janë dakord për prishjen e kësaj godine apo jo. Pack shprehet e habitur me faktin se Komisioni Europian në Shqipëri nuk ndërhyri në këtë çështje, mbi të gjitha kur 2018 është konsideruar “Viti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore”.

 “Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse Kryeministri dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë duan t’ia heqin Teatrin Kombëtar qytetit dhe qytetarëve dhe ata s’kanë marrë një vendim të konsultuar për këtë çështje. Qeveria mori vendim për ta shkatërruar Teatrin dhe për të ndërtuar kullandërtesa të tjera në këtë hapësire.

Nëse duhet të ishin pyetur qytetaret me anë të një referendumi? Unë mendoj që qytetarët e Tiranës duhet të ishin pyetur nëse do të donin që të ndërtohen kulla të larta në këtë zonë apo të ruhej ky vepër e trashëgimisë kulturore.

Nuk e kuptoj se si ju po protestoni kaq gjatë dhe njerëzit që kanë përgjegjësi për këtë nuk ju dëgjojnë. Ajo që më tërbon është që Komisioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, duke qenë se viti 2018 ishte viti i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, nuk ndërhyri për këtë çështje.”, tha eurodeputetja.

Më tej, Pack bëri dhe një apel për ambasadorët e vendeve të tjera në Tiranë: “Kam një apel për të gjitha Ambasadat dhe ambasadorët se ata duhet të jepnin përgjigje se çfarë do të bënin për të njëjtën çështje në vendet e tyre”.

Artistët kanë paralajmëruar se sot do të rivendosin shkronjat identifikuese të Teatrit Kombëtar që u hoqën gjatë natës nga punonjësit e bashkisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *