Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk është faji i opozitës që nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese


Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në mbrëmje se mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk është për faj të opozitës.

Më tej Meta deklaroi se, Presidenti ka bërë përpjekjet që gjithçka të bëhet në respekt të kushtetutës.

Në rast se ne do të kishim sot, më falni, në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit evropian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër.

Por më duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit.

Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirë dokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani”-deklaroi Meta në intervistën për RTV Ora.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *