Vendosni fjalën kyçe....

Stafi i PR-it e çon Bashën dy herë tek i njëjti biznesmen


Kryedemokratin Lulzim Basha e kemi parë në vizita në disa biznese kohët e fundit, por duket se nuk ka shumë larmirshmëri në to, pasi stafi i tij i PR-it e ka çuar pikërisht tek i njëjti biznesmen.

Njëherë e pamë Bashën duke pirë kafe tek “Sophie Caffe” e më pas mori pjesë në një prezantim me “Albania Business Partner”.

Por Hashtag.al ka mësuar se pas këtyre dy bizneseve qëndron i njëjti njeri. Në regjistrin tregtar të QKB-së,  pronar i “Albania Business Partner” rezulton Julian Demeti (kliko këtu).

Dhe emri i tij duket se është i lidhur edhe me “Sophie Caffe” siç mund ta vëreni edhe më poshtë. 

Edhe pse “Sophie Caffe” nuk rezulton në emrin e të njëjtit person në QKB, një nga adresat e kafenesë ndodhet tek biznesi tjetër Demetit dhe nr. i këtij të fundit është i regjistruar si numër kontakti.

Duket se Basha po shëtit vetëm në bizneset e Demetit.

Gjatë javës së kaluar nga stafi i PR-it të Bashës kemi parë edhe disa tentativa për të kopjuar kryeministrin Edi Rama. Nën frazën “Fol po të dëgjoj”, Basha nisi një rubrikë të re në “Facebook”, ku i ftonte qytetarët t’i bënin pyetje, njëlloj siç bënte Rama pak vite më parë.

Ndryshimi i vetëm mes dy rubrikave ishte emërtimi pasi Rama përdorte  #pyetkryeministrin. Paraqitja është e njëjta, Basha shfaqet i ulur në zyrën e tij para kompjuterit duke lexuar komentet, njëlloj siç bënte Rama. Të mos flasim pastaj për fotot duke shoqëruar zonjën Vera me qesen me shegë në dorë, që frymëzoi një sërë memesh në rrjet. Tani ka mbetur vetëm që Basha të krijojë një logo të tijën “LBTV”, sikur Rama. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *