Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk ka hapje negociatash me standartet që kemi, samiti i Berlinit ishte i qartë për autokratët e Ballkanit


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me simpatizantët ka folur për samitin e Berlinit dhe hapjen e negociatave.

Basha deklaroi se nuk do ketë hapje të negociatave me standartet që kemi duke i cilësuar si standarte Afrikane. Kjo sipas shefit të bluve vjen për faj të Edi Ramës.

Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës.

Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat.

Fatkeqësisht edhe në këtë qershor, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat sepse edhe në fushën e ekonomisë, edhe në fushën e shtetit të së drejtës, ka hapa mbrapa”- deklaroi Basha në një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *