Vendosni fjalën kyçe....

Po filmonin avionin teksa ngrihej, por se dinin se pas pak do rrëzoheshin bashkë me të (Video)


Udhëtarët e një aeroplani të vogël që po filmonin ngritjen e tyre nga një aeroport në Magadan, Rusi u tmerruan kur kuptuan se avioni i tyre nuk do arrinte të ngrihej në fluturim.

Në vend të kësaj ai u rrëzua por, për fat të mirë, nuk pati jetë të humbura në incident.

Videoja, e filmuar nga brenda aeroplanit Antonov An-2, tregon avionin që po përpiqej të ngjitej lart menjëherë pas ngritjes.

Shpejtësia e tij duket e ngadaltë dhe në një moment, ai praktikisht ndalet në ajër dhe fillon të bjerë ndërsa një rënkim i tmerruar dëgjohet nga udhëtarët.

Avioni ishte rreth 10 metra në ajër kur ndodhi incidenti ndërsa 12 pasagjerët dhe dy anëtarët e ekuipazhit mbijetuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *