Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 33-vjeçari që vrau inxherinerin në Vlorë


Një borxh i pashlyer dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy personave që mesditën e 7 gushtit 2023, përfundoi me një viktimë në qytetin e Vlorës.

Armando Meto, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit 33- vjeçar Rei Meta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.

Dyshohet se një grusht në zemër ka qenë goditja fatale për jetën e inxhinierit.

Gati 4 orë më pas, rreth orës 15:45 policia e qytetit njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar, Rei Meta në zonën e Lungomares

33 vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa deçizive raportohet se do të shërbejnë mbi ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.