Vendosni fjalën kyçe....

“Italia do të donte të shihte Rusinë në Bashkimin Europian në vend të Turqisë” – Zv.kryeministri italian


Zëvendëskryeministri italian ka qenë një kritik i hershëm i planeve turke për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, duke sugjeruar më herët këtë muaj se Ankaraja nuk ka “të bëjë me Evropën” dhe nuk do të lejohet “kurrë” të hyjë në bllok.

Zëvendëskryeministri italian, Ministri i Brendshëm dhe kreu i Partisë Lega, Matteo Salvini, ka pohuar se do preferonte të shihte Moskën të bashkohej me komunitetin evropian në vend të Ankarasë.

“Për dekada me radhë kemi shpenzuar miliarda euro për të bindur turqit të hyjnë në BE, edhe pse Turqia nuk ka të bëjë aspak me Evropën”, tha Salvini në një deklaratë për mediat.

“Në vend që të mbështes idenë e pranimit të Turqisë në BE, të jem i sinqertë, do të preferoja të shihja pranimin e Rusisë në komunitetin evropian”, tha zëvendëskryeministri.

“Rusia është shumë më afër nesh sa i përket historisë, kulturës, ekonomisë dhe traditave tona sesa Turqia”, vuri në dukje Salvini.

Salvini ka qenë një kritik i herdhëm i përpjekjeve të Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, duke thënë më herët këtë muaj se procesi i pranimit “duhet të anullohet” dhe “të ndalet përfundimisht”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *