Interi dhe Juventusi janë ndarë në paqe mbrëmjen e sotme në superderbin e luajtur në Milano.
Ndërsa torinezët vinin në këtë sfidë të shpenguar pasi janë shpallur kampionë të Italisë për të tetën herë radhazi, Interi është në garë për një vend në renditje që e çon në Ligën e Kampionëve, kështu që sfida e sotme kishte rëndësi.
Pas goli të shënuar në pjesën e parë nga Naingolan, u duk se gjërat po shkonin më mirë për Interin. Por me fillimin e pjesës së dytë Juventusi e gjeti golin e barazimit duke shënuar me anë të Ronaldos.