Vendosni fjalën kyçe....

Dyshja e njohur vë në lojë Macron-in, shtiren si presidenti ukrainas që fitoi zgjedhjet (Video)


Presidenti francez, Macron, ka rënë viktimë e dyshes së njohur ruse Vovan dhe Lexus, të cilët u paraqitën si presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Volodimir Zelensky, pas fitores së fundit bindëse në zgjedhjet e zhvilluara të dielën e shkuar.

Vladimir “Vovan” Kuznetsov dhe Alexei “Lexus” Stolyarov, publikuan së fundmi një regjistrim prej 15 minutash të bisedës telefonike me një person, që ata pretendojnë se është presidenti francez, Macron,  edhe pse identiteti nuk është konfirmuar.

Në një moment gjatë thirrjes, Zelensky shtiret sikur beson se është koha që Ukraina “të ndërtojë oërsëri një dialog me Rusinë”, pretendim të cilit Macron i përgjigjet duke thënë se kjo është “absolutisht e drejtë”.

Afër fundit të bisedës, Zelensky thotë se beson se presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko “ka vonuar rezolutën paqësore” për konfliktin në Ukrainën lindore “me qëllim”.

“Unë pajtohem”, pohon Macron .

Dyshja madje i kërkoi personit për të cilin pretendojnë se është Macron duke e pyetur nëse Franca do të ekstradonte Poroshenkon, nëse ai largohej në Francë nga frika e ndjekjes penale ndaj akuzave për korrupsion. Macron u tha atyre se ai besonte se Franca ndoshta ishte “jo vendi i parë ku Poroshenko do të donte të shkonte.”

Vovan dhe Lexus kanë bërë telefonata të tilla me profile të larta në poltikë, duke përfshirë ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ish-Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe të dërguarin e tanishëm të SHBA-së në Venezuelë, Elliott Abrams.

Zyra e Macron nuk pranoi të komentojë mbi regjistrimin, por këmbënguli që lideri francez ka pasur kontakt të vërtetë me Zelenskyn pas fitores së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *