Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë e reja në Elbasan, një orë pasi solli në jetë fëmijën


Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan, një orë pas lindjes së fëmijës me lindje çezariane.

E reja ka ndërruar jetë në maternitetin e qytetit.

Familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi kurse sipas mjekëve, shkak për vdekjen e së resë ka qenë një atak kardiak i nënës së re.

Foshnja është në gjendje të mirë ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.