Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Mal të Zi/ Kush është i dyshuari Vuk Boriloviç


Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, mes tyre edhe një punonjës i policisë.

Më pas sulmuesi mbeti i vrarë dhe pritet konfirmimi nëse është vrarë në një përballje me policinë apo është vrarë nga një bashkëqytetar. Megjithëse sipas medieve është kjo e dyta.

Po ashtu edhe prokurorja Andrijana Nastiç tha për TVCG se dy fëmijë janë vrarë, dhe sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia.

Ngjarja e rëndë ka nisur pas një konflikti familjar, pas të cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.

I dyshuari është identifikuar si 34-vjeçari Vuk Boriloviç, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijë.

Dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Cetinjës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në rrezik për jetën.

Kush është Vuk Boriloviç?

Mediet kanë publikuar foton e tij.

Boriloviç u lind më 21 nëntor 1988 në Cetinje, ku mbaroi shkollën fillore. Shkollën e mesme për mekanikë anijesh e kreu në Beograd. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Tragjedia ka ndodhur për shkak të konfliktit të pazgjidhur me një familje që qëndronin në banesën e tij.

Vuk Boriloviç dyshohet se ka vrarë të gjithë familjen e fqinjit dhe më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar rastësisht njerëzit. “Ne jemi të gjithë ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte arsyeja e kësaj masakre të tmerrshme. Ai nuk ishte në marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, ai i vrau ata, por pse gruaja e tij e pafajshme dhe fëmijët.”- tha i tronditur një i afërm i tij.

Më pas qytetari shtoi se besonte që Boriloviç kishte përjetuar një krizë nervore.

“Ai iu errësuan sytë, ai e bëri atë në një lloj krisjeje nervore. As banorët më të vjetër të Cetinjave nuk e mbajnë mend diçka të tillë. Ka ndoshta 200 shtëpi në Medovinë, dhe ai fjalë për fjalë ka qëlluar pa dallim mbi njerëzit që rastësisht janë përballë shtëpisë të tyre, në rrugë.”– tha ky dëshmitar okular, citon B92.

Boriloviç më parë ka punuar si kamarier në Parkun Kombëtar Lovçen.

“Ai ka qenë gjuetar dhe thuhet se ka vrarë njerëz me pushkë gjuetie, ka pasur armë, është shumë e rëndë për ne, nuk mund ta besojmë që e ka bërë këtë.”- ka përfunduar dëshmitari okular.