Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e katër personave në Fushë-Krujë, për grabitjen në Rinas.
Sipas Berishës, operacioni nuk po bëhet për të zbuluar autorët e grabitjes së rreth 10 miliardë dollarëve në Rinas, por për ta maskuar grabitjen.
Berisha thotë se kjo po bëhet me shpresën, që ndonjëri prej tyre të pranojë të luajë rolin e “Fredi Alizotit”, për të cilin opozita thotë se pranoi të hiqej si personi që bëri zërin e Agron Xhafajt për përgjimet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.
“Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.
Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.
Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit.
Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.
Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.
Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”.”, shkruan Berisha.
Mëngjesin e të dielës, policia zhvilloi një operacion në Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë për ndalimin e katër të dyshuarve, të cilët mendohet se janë përfshirë në grabitje jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke ndihmuar grabitësit.
Dy prej tyre dyshohet se kanë punuarpër modifikimin e furgonit tip “Volsvagen”, ndërsa Veseli dyshohet të ketë ndihmuar autorët e grabitjes për t’u larguar. Personi i katërt nga Fushë Kruja dyshohet të jetë përfshirë në grabitje, gjithashtu duke ndihmuar në largimin e grabitësve.
Grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit të Rinasit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, shumë që nuk është zbuluar ende.
Një nga grabitësit u gjet u vrarë pranë vendit të ngjarjes ndërsa është ende mister nëse është qëlluar nga policia apo nga shokët e tij.
Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet me rëndësi nga grupi hetimor, pasi aty grabitësit kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Ekspertiza e tyre mund të çojë tek grabitësit