Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet parcela me kanabis mes Athinës, arrestohen 4 shqiptarë (VIDEO)


Policia greke ka zbuluar një parcelë me 1000 rrënjë ujore kanabis në qendër të Athinës, në zonën Burnazi.

Për më tepër, parcela ndodhej mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare.

Pas operacionit, policët janë shprehur se janë shokuar  kur kanë hyrë në serat e kanabis, të ngjashme me një mini Amazonë.

Në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë, dy 35-vjeçare, një 37-vjeçar dhe një tjetër 39 vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.

Policia greke lajmëroi se ka sekuestruar:

-915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm

– 2 kg e 580 gr kanabis bimore;

-Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës;

– 4 celularë.

Kostoja e sasisë së kanabis të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *