Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania drejt rihapjes, Merkel i lë vendimet në dorë të landeve


Qeveria gjermane e ka lënënë dorën e qeverive rajonale përgjegjësinë për lehtësimin e masave të marrë ndaj Covid-19.

Tashmë do jenë vetë landet që do vendosin për hapjen e dyqaneve, shkollave e futbollit. Krerët e shteteve gjermane do të jenë përgjegjës për daljen nga karantina njoftoi agjencia e lajmeve DPA duke cituar një kopje të dokumentit.

Pikat kryesore të draftit sigurojnë një shpresë për kombin më të pasur të Evropës, i cili ende vuan nga mbyllja për shkak të pandemisë. Dokumenti thotë se të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të rifillojnë shërbimet për klientët e tyre, të cilët do të duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit, si kudo tjetër në publik.

Studentët do të lejohen të kthehen në shkollë para pushimit të verës, për sa kohë që shkollat ​​dhe universitetet sigurojnë se nuk ka rrezik për prekjen nga virusi.

Klubet e futbollit gjithashtu pritet të marrin lejen për të rifilluar ndeshjet e tyre në gjysmën e dytë të majit, por ata do të duhet të luajnë pa tifozë, pasi ndalimi i ngjarjeve të mëdha publike përfshirë festivale dhe sporte të tjera është zgjatur deri në fund të gushtit. Plani përfshin ‘frenat’ e urgjencës nëse epidemia rritet përtej një pragu të caktuar.

Nëse numri i infeksioneve rritet brenda një jave me mbi 50 persona për 100,000 banorë në çdo qytet ose rajon, qeveritë lokale do të duhet të bëjnë një kthesë dhe të kthejnë kufizimet menjëherë.

Gjermania ka raportuar mbi 167,000 raste Covid-19, duke mbetur pas SHBA-së, Spanjë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Shkalla e vdekjeve mbetet dukshëm më e ulët se në vendet e lartpërmendura, duke qëndruar pothuajse 7,000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *