Vendosni fjalën kyçe....

Tajlanda ashpërson ligjet ndaj fotove selfie, burg deri dënim me vdekje


Turistët që kërkojnë të shkrepin sa më shumë foto gjatë pushimeve në Tajlandë, në zonat turistike dhe pranë aeroporteve ndërkombëtare mund të përballen me gjoba deri në ekzekutim.

“Njerëzit dhe turistët nuk do të lejohen të hyjnë në këtë zonë për të marrë fotografi,” tha zëvendëskryetari i Aeroportit Ndërkombëtar të Phuket, Wichit Kaeothaithiam në Bangkok Post.

“Dënimi maksimal është dënimi me vdekje.” – shtoi ai.

Autoritetet kanë paralajmëruar se fotografitë selfie nga turistët shpërqendrojnë pilotët dhe mund të bëhen shkaktarë për aksidentet ajrore.

Ligji tajlandez pritet të ndalojë fotot selfie pranë zonave turistike si dhe aeroporteve ndërkombëtare me dënime që shkojnë nga gjoba, burgu madje deri te ekzekutimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *