Vendosni fjalën kyçe....

I priten shpresat për kryeprokuror, ngec në Vetting Ferdinand Elezi


Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi. Vendimi u mor paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici .

Sipas KPK-së, Elezi ka shfaqur probleme në deklarimet e tij të pasurisë, lidhur nme blerjen e dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës nga fitimet e qirasë së apartamentit në Tiranë pranë Komunës së Parisit.

Elezi ishte një ndër kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm në 2017-ës, kur fituese u zgjodh Arta Marku. Ai shihej si një nga prokurorët që mund ta fitonte këtë post pas Arta Markut, por me këtë vendim shpresa e Elezit për ta fituar këtë post merr fund.

Më herët KPK, shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku, si edhe kryeprokurorin e Sarandës Edison Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *