Vendosni fjalën kyçe....

Dy efektivë i vënë shpatullat kamerës, me video si e penguan gazetaren të raportojë protestën te Bregu i Lumit


Dita sotme u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit të cilët kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

Por efektivët e policisë, nuk janë përplasur vetëm me banorët por edhe me gazetarët që donin të raportonin nga vendngjarja.

Dy prej efektivëve i kanë bllokuar kamerat dhe kanë debatuar me gazetaren Doriana Bezat. Në momentin kur gazetarja po transmetonte live, dy efektivë i kanë dalë para duke bllokuar kamerën me supe dhe i kanë kërkuar të largohet urgjentisht, duke e kërcënuar se do ta ndalonin sëbashku me operatorin. Sipas policëve e gjithë kjo bëhet vetëm për arsye sigurie, por sipas gazetares vetëm mediat nuk lejohet të kalojnë pasi kalimtarë të rastit nuk ndalohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *