Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha flet me krenari për Shqipërinë: Dasmat atje zgjasin 5 ditë (VIDEO)


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha së fundmi ishte e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show” ku nuk ka ngurruar të flasë për Shqipërinë dhe dasmat shqiptare.

Bebe tha që di të flasë shqip por shpesh herë në përditshmërinë e saj, duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët përdor një miksim të anglishtes me shqipen.

 “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e vazhdoi tregimin e saj duke zbuluar se e viziton Shqipërinë herë pas here, ku merr pjesë në dasmat që zgjasin për 5 ditë. “Është çmenduri”, tha ajo.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

BISEDA:

Moderatori: Familja jote i ka rrënjët në Shqipëri. Po ashtu edhe Dua Lipa që ka qenë në shfaqje dhe Rita Ora. Ka ndonjë bandë vajzash shqiptare në muzikë?

Bebe: Po ne flasim ne e telefonojmë njëra tjetrën

Moderatori: A flet ti shqip?

Bebe: Po unë flas shqip, flas shqip-anglisht.

Moderatori: Më jep një shembull.

Bebe: Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?. Sepse më pëlqen t’i miksoj sepse nuk di ti them të gjitha fjalët.

Moderatori: Të dy prindërit janë nga Shqipëria? Pra flasin shqip me njëri-tjetrin?

Bebe: Po, ndonjëherë kthehemi në Shqipëri dhe dasmat zgjasin 5 ditë. Është diçka intensive, është çmenduri.

https://www.youtube.com/watch?v=na66IvCFEZE